BRITANIA E MADHE

Ditën e djeshme Dukesha e Sussex njoftoi se libri i saj i parë për fëmijë, The Bench – i cili hulumton lidhjen midis baballarëve dhe djemve siç shihet nga sytë e një nëne, do të botohet më 8 qershor.

Në një njoftim për shtyp, Meghan shpjegoi se për librin u frymëzua nga një poezi e Ditës së Babait, që ajo shkroi për bashkëshortin e saj, Princin Harry. Çifti janë prindër të djalit Archie, i cili mbush 2 vjeç të enjten dhe po presin një vajzë këtë verë.

“The Bench filloi si një poezi që unë shkrova për burrin tim në Ditën e Atit, një muaj pasi Archie lindi,” tha Meghan në njoftimin për shtyp, “Ajo poezi u bë kjo histori”.

Libri është ilustruar nga artisti fitues i Caldecott, Christian Robinson. Një ilustrim i brendshëm nga libri përshkruan një baba me uniformë ushtarake duke përshëndetur ngrohtësisht djalin e tij. Harry, një veteran ushtarak, shërbeu si kapiten në Ushtrinë Britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb