Meghan Markle ka folur publikisht se si ajo i ka përjetuar mendimet për vetëvrasje, si pasojë e problemeve të saj të shëndetit mendor.

Dukesha e Sussex-it, e cila tani është 41 vjeç, ka folur konkretisht për faktin se dikur kishte menduar t’i jepte fund jetës së saj dhe tha se ‘nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, siç mund ta imagjinoni.’

Ndjenja e vetmisë

Markle së fundmi u shfaq në Ripple of Hope Awards dhe ajo u pyet për detajet personale që zbuloi gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey në mars të vitit 2021.

Në përgjigje të pyetjes, Markle tha: “Unë dua që asnjë mos të ndihet vetëm.”

“Çdo gjë është sfiduese, dhe të gjithë, veçanërisht në vitet e fundit, kalojnë përvoja të tilla me veten.”

“Ne të gjithë duhet të jemi të guximshëm për të folur hapur për ato që ndjejmë.

Guximi

“Kjo u jep njerëzve të tjerë hapësirë dhe kurajo për të bërë të njejtën gjë. Të ndihesh sikur je vetëm, është shpesh ajo që mund të jetë pengesa më e madhe për një rrugëdalje”.

Markle foli rreth mendimeve për vetëvrasje ndërsa jetonte me familjen mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë objekti kryesor për shumicën e tabloideve dhe mediave në vend.

“Me më vinte turp që duhet t’ia pranoja Harry-t, sepse e di sa shumë humbje ka pësuar, por e dija që nëse nuk e thosha, atëherë do ta bëja…”, ka pranuar Meghan: “Thjesht nuk doja të isha më gjallë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb