KANADA

Meghan Markle ka hequr dorë nga titujt dhe ka braktisur detyrat mbretërore, por ajo nuk heq dorë nga angazhimet bamirëse dhe takimet. Ajo është parë për herë të parë që pas krizës së familjes mbretërore. Meghan ka vizituar qendrën sociakle të grave ‘Downtown Eastside Women’s Centre’ në Kanada ku është zhvendosur pas largimit nga Britania e Madhe.

E veshur thjeshtë, me një pulovër të gjatë, pantallona të zeza dhe me çizme të gjata dukesha shfaqet mjaft e qeshur në foton e publikuar së bashku me gratë e qendrës sociale.

Vizita e Meghan-it në këtë qendër nuk ka qenë e planifikuar por ka qenë një suoprizë për të gjithë atje. Ndërkohë vogëlushi Archie qëndoi në shtëpi me dadon e tij dhe në ditët në vahzdim pritet që atyre ti bashkohet dhe Harry dhe të tre do të nisin një jetë të re në Kanada.

Princi Harry dhe Meghan Markle në një njoftim të bërë disa ditë më parë thanë se heqin dorë nga ‘roli i tyre‘ si anëtarë të familjes mbretërore britanike për të pasur ‘pavarësi financiare’ maksimale në aktivitetet e tyre publike dhe bamirëse.

82051094 2815075725247711 2969533765614829568 O
82051094 2815075725247711 2969533765614829568 O

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: