Me xhaketë të bardhë, flokët e mbledhura bisht kali, me një make-up të lehtë. Kështu është shfaqur Meghan Markle në videon e re për të mbështetur organizatën bamirëse Smart Works. Nga shtëpia e saj në Santa Barbara Meghan ka folur për femrat dhe aftësitë e tyre në punë: ‘Shumë shpesh harrojmë burimet e tyre’, ka thënë.

View this post on Instagram

One year ago, Smart Works announced the launch of The Smart Set Capsule Collection with The Duchess of Sussex. To celebrate the first anniversary, Smart Works shared a video of Meghan speaking with Karla, Charlene and Agnieszka, three previous clients, to see how their time at Smart Works has helped transform their lives. ❤️??✨ • • • • • • • *We do not own the video posted. All credits to the owner. #meghanmarklesource #meghan #meghanmarkle #meghanandharry #archieharrison #babysussex #style #dukeofsussex #princeharry #duchessofsussex #sussex #inspiration #incredible #amazing #fashion #hairstyles #hairinspo #dukeandduchessofsussex #fashioninspo #instaworthy #styleinspo #meghan #harry #instagram

A post shared by Meghan Markle Source (@meghanmarklesource) on

Por përveç fjalëve të saj, ajo që ka ngjallur kuriozitet është pamja e vilës luksoze prapa kurrizit të saj. Teksa tregon për objektivat e arritur me Smart Works, organizata jo fitim-prurëse që ndihmon femrat në vështirësi për të hyrë në një punë, Meghan ofron një pamje dhe disa detaje nga vila e saj 11 milion dollarë që ka më bashkëshortin Harry dhe djalin Archie. Prapa saj shihet një oxhak me gurë, një dritare që tregon një kopësht dhe pranë një peme është kutia postare.

Markle është ulur në një karrige me me ngjyrë të errët dhe me të njëjtën ngjyrë është edhe karrigia pranë saj, duke të dhënë idenë se bëhet fjalë për sallën e ngrënies.
Gjatë video konferencës Meghan ka folur me Karlën, Charlene dhe Agnieszka, tre vajzat që kanë gjetur një punë falë mbështetjes së stafit të Smart Works, organizatë me të cilën Dukesha e Sussex ka bashkëpunuar një vit më parë. ’Shpesh për femrat është e thjeshtë të harrojnë aftësitë e tyre dhe burimet e tyre dhe për fat të keq kemi nevojë për dikë që ja nxjerr në pah aftësitë e tyre, të cilat janë thelbësore’, ka thënë Meghan.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: