BRITANI E MADHE

Dukesha e Sussex u konfirmua sot si narratorja e shfaqjes më të re të ‘Elephants’, një film dokumentar i prodhuar nga Disney+ dhe do të sjfaqet për herë të parë më 3 prill.

Kanali Disneynature bëri njoftimin në Tëitter, duke shkruar: “Elefanti” i Disneynature, një film origjinal i transmetuar nga Meghan, Dukesha e Sussex, fillon transmetimin më 3 prill, vetëm në #DisneyPlus.”

Në videon e vitit të kaluar princ Harry, tregoi interesin e Megan-it për t’u përfshirë në një projekt të Bob Iger-it, shefit të Disney-t. Ai i tha Iger-it: “A e dini se ajo mund të ndryshojë zërin?”

(BalkanWeB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: