BRITANI E MADHE

Princi Harry do të jetë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip të shtunën e ardhshme, edhe pse Meghan Markle nuk do ta shoqërojë ka konfirmuar Pallati Buckingham.

“Duka i Sussex po planifikon të marrë pjesë. Dukesha e Sussex është këshilluar nga mjeku i saj që të mos udhëtojë.”- tha një zëdhënës mbretëror në një konferencë të shtunën pasdite.

Meghan, 39 vjeç, është duke pritur fëmijën e dytë, një vajzë, e cila do të lindë këtë pranverë.

Harry, 36 vjeç, po përgatitet të kthehet në Britaninë e Madhe në ditët në vijim dhe do të jetë hera e parë që ai ka qenë në vend në më shumë se një vit. Eshtë gjithashtu hera e parë që ai do të ketë takojë anëtarë të Familjes Mbretërore që kur intervista e tij dhe Meghan me Oprah Winfrey u transmetua muajin e kaluar.

Me listën e të ftuarve të kufizuar në 30 persona, nën udhëzimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për shkak të COVID, pritet që familja e ngushtë e Filipit, duke përfshirë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij, do të përbëjnë pjesën më të madhe të të pranishmëve në ‘George Chapel’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: