Meghan Markle pëlqen të riciklojë veshjet e saj. Dukesha e Sussex ka marrë pjesë në WellChild Awards, një event ku bashkëshorti i saj princi Harry, që prej 2007, jep çmime për fëmijët e dalluar të Britanisë së Madhe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Meghan në këtë aktivitet është shfaqur me një fustan të përdorur edhe më parë. Për eventin, i pari i çiftit mbretëror pas kthimit nga Afrika, Meghan ka zgjedhur një fustan të dashur për të, i përdorur në 2017 ku i njoftonte të gjithë botës fejesën e saj me princin.

Fustani jeshil Parosh me një fjongo në ije shfaq format e Meghan Markle, pesë muaj pas lindjes së djalit të saj. Ka qenë pikërisht lindja e djalit Archie që ka gjeneruar shumë emocione gjatë mbrëmjes.

Gjatë diskutimit të tij Harry është prekur dhe është përlotur teksa fliste për vitin e fundit dhe se si fakti i të bërit baba ka revolucionarizuar plotësisht jetën e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: