SHBA

Meghan Markle u pa duke ecur në Kaliforni gjatë fundjavës, pasi nuk mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles në Mbretërinë e Bashkuar.

Dukesha e Sussex, 41 vjeç, doli jashtë për një shëtitje 40-minutëshe nga shtëpia e saj dhe e Princit Harry prej 15 milionë dollarësh të dielën në mëngjes. Ylli i “Suits” ishte në shoqëri të mirë me miqtë e vjetër Markus Anderson dhe Heather Dorak.

Markle u shfaq sportive me një bluzë të gjerë blu, këpucë hiking kafe dhe me një xhaketë. Duke u përpjekur të qëndronte larg paparacëve, ish-aktorja e kompletoi look-un e saj me syze dielli, një shall dhe një kapele.

Page Six raportoi më parë se Princi Harry u kthye shpejt në Kaliforni nga Londra gjatë fundjavës për të shkuar në shtëpi në kohë për të festuar ditëlindjen e 4-të të djalit të tij. Pallati Mbretëror që në një deklaratë në prill konfirmoi se Markle nuk do të merrte pjesë në festimet e kurorëzimit – ndërsa Harry do të ishte i pranishëm.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: