BRITANI E MADHE –  Meghan Markle mund të jetë shtatzënë. Prej kohësh flitet se dukesha e Sussex është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë fëmijën e parë. Ditën e djeshme gjatë ceremonisë së dasmës së princeshës, Eugenie të gjithë sytë i kishin tek Meghan.

Dukesha mbante veshur një xhaketë sipër fustanit dhe askush nuk arriti të kuptonte nëse ajo ishte shtatzënë apo jo. Po ajo që i shtoi akioma më shumë shumimet ishin se 37-vjecarja nuk e hoqi pallton gjatë gjithë dasmës.

Po ashtu nuk kanë muanguar edhe komentet në Twitter: “Duke gjykuar nga fakti se ajo mban një pallto, Meghan Markle, ose është shtatzënë, ose është nga ata persona që ftohen lehtë”- ishte një prej komenteve.

Megjithatë dyshimet kanë filluar të shtohen pasi u zbulua se Meghan nuk do të vizitojë Fixhin gjatë turit të saj mbretëror. Një person që merret me guidën e vendit ka treguar se Princ Harry do të shkojë vetëmp.

Ndërkohë një revistë australiane shkruan se atje mund të përhapet virusi Zika, që është shumë i dëmshëm për nënat shtatzënë dhe për fëmijën që do të vijë në jetë. Princ Harry dhe Meghan Markle kanë shprehur prej kohësh dëshirën e tyre për të krijuar një familje dhe ndoshta këtë herë dëshira e tyre do të plotësohet. Ndërkohë Pallati Mbretëror nuk ka edne asnjë njoftim për shtazëninë e Dukeshës së Sussex.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb