SHBA

Meghan Markle shtatzënë për herë të dytë? Sipas tabloideve britanike, dukeshka e Sussex është në pritje të fëmijës së dytë sipas disa të dhënave të konfirmuara.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë lajm, por ka zëra që qarkullojnë prej javësh, të cilët pretendojnë se ish-dukesha është tashmë në proces për t’i sjellë Archie-t një motër, apo vëlla më të vogël.

Sipas thashethemeve, Meghan mund të jetë shtatzënë, pasi kohët e fundit ka regjistruar video ku i duket vetëm fytyra. Ndër to mund të përmendim edhe video mesazhin për Save The Children, me rastin e ditëlindjes së Archiet më 6 maj.

Sipas New Idea mendohet se Markle po përdor këmisha të gjera për të fshehur ndryshimet e shtatzënisë dhe me sa duket kjo gjë paska ngjallur dyshime.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb