Një foto shumë e ëmbël, e publikuar nga e përjavshmja ‘Gente’, tregon Meghan Markle me format e saj rrumbullake dhe djalin e saj të parë në krahë. Bashkëshortja e Harry shfaqet e veshur me xhinse dhe me një bluzë të zezë që i nxjerr në pah barkun e saj të madh shtatzënë. Ndoshta pret binjakë? Mund të jetë pyetja e gjithsecilit që sheh këtë foto.
Princi sapo është kthyer në Los Angeles pasi ka marrë pjesë në funeralin e gjyshit të tij, princit Filippo, kur është bërë kjo foto.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Markle shfaqet e veshur me një look casual, me maskë të zezë në fytyrë dhe flokët e gjatë të lëshuar. Gjithashtu duket më e qetë në krahasim me daljet e saj të fundit në eventet mbretërore pranë bashkëshortit. Meghan tregon barkun shpërthyes, duke shtruar pyetjen që ndoshta çifti pret binjakë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb