SHBA

Dukesha e Sussex Meghan Markle rrëfeu për herë të parë tragjedinë e saj personale. Në një intervistë për ‘Neë York Times’, Meghan zbuloi se ka qenë shtatzënë dhe verën e kaluar humbi foshnjën e saj.

Meghan tregoi se ishte duke i ndërruar bebelinën djalit të saj Archie-it kur ndjeu një dhëmbje të fortë në fund të barkut. Pak më vonë u gjend në spital ku zbuloi se fëmija nuk ishtë më dhe se kishte pasur një abort spontan. Dukesha shpjegoi mjaft e prekur momentin tragjik të humbjes së fëmijës.

“E ndieja që ndërkohë që shtrëngoja djalin në duar po humbja fëmijën tim të dytë”- tha mes lotësh Meghan.

Ajo nuk nguron të flas me sinqeritet të plotë atë që ndjeu në korrik kur pa ëndrrën e tij të copëtuar: “Një dhimbje e padurueshme. Unë isha i shtrirë në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e burrit tim. Ndjeva lagështinë e pëllëmbës së tij dhe i putha dorën e lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardha të ftohta, sytë m’u turbulluan. U përpoqa të imagjinoja se si do të shëroheshim “-shtoi më tej e përlotur dukesha.

Në këtë intervistë Meghan tha se donte të fliste për këtë ngjarje të hidhur në “Ditën e falënderimeve” sepse edhe një “A je mirë? mund të të jetë një ndihmë.

“Të humbësh një fëmijë do të thotë të mbash një dhimbje gati të padurueshme, të përjetuar nga shumë, por që pak flasin. Në dhimbjen e humbjes sonë, unë dhe burri im zbuluam që në një dhomë me 100 gra, 20 prej tyre kanë pasur abort.

E megjithatë, përkundër të përbashkëtës së jashtëzakonshme të kësaj dhimbjeje, biseda mbetet tabu, plot turp (e pajustifikuar) dhe përjetëson një cikël të vajtimit të vetmuar”- tha në fund Meghan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: