Dje ishte një natë e veçantë për dukën dhe dukeshën e Sussex në Nju Jork. Meghan Markle dhe Princi Harry morën të dy çmimin Ripple of Hope, të prezantuar nga organizata jofitimprurëse e të drejtave të njeriut Robert F. Kennedy. Çifti u nderua për punën humanitare që bëjnë përmes Fondacionit të tyre Archewell, ku ata janë fokusuar në krijimin e ndërgjegjësimit për çështjet që lidhen me drejtësinë racore, seksizmin, shëndetin mendor dhe më shumë.
Më parë çmimin Ripple of Hope e kanë marrë Barack Obama, Kamala Harris dhe Stacey Abrams. Për këtë event të veçantë, Markle zgjodhi një look personal nga Nicolas Ghesquière të Louis Vuitton. Kjo ishte hera e parë që ai zgjodhi shtëpinë franceze në një event kaq të veçantë. (Në paraqitjet e kaluara, Markle ka veshur fustane elegante nga marka të tilla si Givenchy dhe Carolina Herrera.)
Dukesha kishte veshur një fustan të bardhë, me mëngë të gjata, me një të çarë përpara dhe një dekolte që i zbulonte shpatullat. Ajo e kompletoi look-un me një unazë akuamarin nga koleksioni personal i Princeshës Diana, të njëjtën unazë që mbante në ditën e dasmës. Duka ndërkohë kishte veshur një kostum të zi me një këmishë të bardhë dhe një kravatë të hollë.
Nuanca e fustanit ishte domethënëse pasi e bardha simbolizon paqen dhe ajo mesa duket e zgjodhi atë si referencë për punën bamirëse të saj dhe të Princit Harry. Silueta e strukturuar e fustanit ishte gjithashtu në përputhje të përkryer me gardërobën e pastër dhe moderne të Markle dhe kishte të njëjtat detaje me veshjen e saj më të famshme të fustanit të nusërisë.