Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare të futbollit si Alban Meha dhe Berat Gjimshiti janë bërë protagonistë me golat e tyre në kampionatet respektive ku aktivizohen. Meha ka shënuar këtë të diel në kampionatin turk dhe Gjimshiti ka realizuar një tjetër gol në kampionatin zviceran.

Goli i shënuar nga Gjimshiti në minutën e 30 të pjesës së parë në ndeshjen mes Zyrihut dhe Luganos, bëri që ekipi i tij të kalojë në avantazh 2-­1. Edhe pse ekipi i Zyrihut e kaloi lehtësisht këtë sfidë duke fituar me rezultatin 5-­3, goli i Gjimshitit bëri që ekipi të rigjente sërish avantazhin pas barazimit 1-­1 në minutën e 27′ nga Culiana.

Ndërsa, Alban Meha që luan në radhët e Konyaspor në Turqi ka qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij duke realizuar golin vendimtar në fitoren që ata arritën sot në shtëpi ndaj Eksisehirspor. Mesfushori i ka dhënë fitoren falë ekipit një goli të shënuar në minutën e 86′ duke treguar edhe njëherë vlerat e tij.

Alban Meha Goal – Konyaspor 3 – 2 Eskisehirspor… by sporttvks

Pas një ndeshje mjaft të bukur e cila ishte fiksuar me rezultatin 2-­2, Meha ka bërë realizuar një gol vendimtar që i jep Konyasporit një fitore tepër të rëndësishme dhe që e mban në vendin e 7 me 19 pikë duke synuar Kupat e Europës.

(Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb