Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj dhe protestues opozitarë kanë pritur me demonstrata Edi Ramën në Fier.

Mehmetaj deklaroi se Rama nuk është i mirë[pritur në Fier. Ajo tha se Rama duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

“Rama duhet të ikë. Edi Rama nuk duhet të shkelë në Fier. Ky është qytet që iu takon socialistëve, por Rama e ka shkretuar. Ai e ka shkretuar Fierin, me drogën që e ka mbjellë këtu dhe në mbarë Shqipërinë. Rama nuk mund të hyjë më në Fier. Ramës nuk i takon më të takojë asnjë shqiptar. Rama është i marrë fund dhe do përgjigjet para drejtësisë”, tha Mehmetaj.

Kryeministri Rama është nisur drejt Fierit, ndalesa e radhës e tij në fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu i qeverisë është pritur me protesta thuajse në të gjitha bashkitë ku ka shkuar për fushatë elektorale. Protestuesit kundër Ramës janë kryesisht mbështetës të opozitës së bashkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb