TIRANË

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është takuar me fermerë të Lushnjës, teksa thotë se fitimet janë shumë larg asaj që ata prisnin.

Sipas saj, ata pengohen nga konkurrenca e pandershme me produktet që vijnë nga jashtë, pengohen nga mungesa e subvencioneve, pengohen edhe nga drejtuesit lokalë e qendrorë të cilët nuk kanë vizion por tërhiqen pas interesave të karriges e ryshfeteve.

Mehmetaj shkruan se Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI.

POSTIMI I PLOTË
Së bashku me Ervin Resuli, një prej ekspertëve më të mirë e vokal të sektorit të bujqësisë takuam e biseduam me fermerë ?????? të zonës së Savrës, Babunjës e Libofshës. Në fermat e serat e tyre kupton se janë hedhur kursimet e jetës, por fitimet janë shumë larg asaj që këta fermerë prisnin ?. E megjithëse kanë në mendje projekte fantastike që do të zhvillonin fermat e tyre dhe të gjithë zonën, ata pengohen nga konkurrenca e pandershme me produktet që vijnë nga jashtë, pengohen nga mungesa e subvencioneve (që janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit), pengohen edhe nga drejtuesit lokalë e qendrorë të cilët nuk kanë vizion por tërhiqen pas interesave të karriges e ryshfeteve. Nga ana tjetër, ajo që vërehet kudo ku shkon, është boshatisja e fshatrave e largimi i të rinjve.
Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase ??? duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI ?, po ashtu si edhe përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e agroturizmit. Për ne Shqipëria është vend i bekuar me resurse të panumërta ndaj angazhimi ynë kryesor është të rikthejmë të rinjtë në tokat e tyre, për ta ndjerë vërtetë #ShqipërinëShtëpinëTonë. ???

Mehmetaj Fb
Mehmetaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb