Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, me anë të një postimi në “Facebook”, lajmëron se ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Fier.

Mehmetaj thekson se rinia për fat të keq si zgjidhje sheh emigrimin, duke shtuar se më 25 prill të gjithë duhet të votojmë kundër kësaj kaste në pushtet, që po i merr frymën vendin.

Postimi i ish-deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj:

Me gjimnazistët dhe studentët e rajonit 1️⃣ në Fier folëm gjatë për dëshirat që kanë për të ardhmen. Edhe ata, si shumë të rinj të tjerë, synim parësor kanë largimin nga Shqipëria.

Arsyet e tyre janë të njëjta me ato që kishte theksuar edhe anketa e Qendrës së Studimeve Ekonomike e Sociale, arsimi i dobët, mungesa e vendeve të punës dhe kostoja e lartë e jetesës.

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim ? të rinjtë janë të parët e fokusi i punës tonë është tu krijojmë atyre shanse për arsim cilësor e vende pune të mirëpaguara.

Në zgjedhjet e 25 Prillit ne do të garojmë me qëllimin për ta çliruar vendin nga kjo kastë që i ka marrë frymën dhe ka detyruar qytetarët të emigrojnë. Ne do ti japim vendit një frymëmarrje të re, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve. #shqipëriashtëpiajuaj ??? #youthpoëer ❤️ #LSI ?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: