TIRANË

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj në një lidhje direkte me emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 tha se nuk mund të këtë dialog me ata politikanë që kanë shkatërruar Shqipërinë.

Teksa u ndal tek situata politike dhe mungesa e dialogut politik, Mehmetaj tha se opozita është gati të nisë dialogun, por me kushtin që përballë të jenë ata njerëz, që në thelb duan që vendi të përqafojë ndryshimin dhe perspektivën europiane.

“Nuk kemi se çfarë të mendojmë për ata që e sollën Shqipërinë deri në këtë lloj derexheje.  Dialogu nuk mund të bëhet  me ata që po e çojnë  vendin drejt shkatërrimit. Dialogu duhet bërë me atë njerëz, që duan që Shqipëria të shkojë përpara”-tha  ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb