Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar në lidhje me deklaratat që kryeministri Edi Rama ka bërë për spitalet dhe sistemin shëndetësor si dhe menaxhimin e pandemisë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Mehmetaj e pyet kryeministrin pse qytetarët dynden nëpër klinika private duke paguar nga 100 euro për të bërë tamponin. “Jo më larg se dje kur KM na bënte për të qeshur ndërsa na krahasonte me Italinë, Imzot George Frendo u nis për t’u kuruar në Itali e Kryepeshkopi Anastas Janullatos për në Greqi”, shkruan Mehmetaj.

REAGIMI I MEHMETAJT
Edhe pak e bëhen 24 orë nga momenti kur një Shqipëri e tërë u gajas me KM Rama që e deklaronte veten më të zotë e të ditur se profesora e doktora që jetën e tyre ja kanë dedikuar mjeksisë e që prej muajsh përballen me COVID-19.
Ky KM jonë që lufton virusin me tanqe e që ka zbuluar oraret e vendet ku virusi të dëmton më shumë (përshembull në rrugë është vrasatar, por në qendrat tregëtare e kinema nuk të bën gjë), të na shpjegojë pak pse dynden qytetarët nëpër klinika private duke paguar nga 100€ për të bërë tamponin. Pse paguajnë në privat për të bërë analiza? Pse paguajnë nga xhepat e tyre medikamente që kushtojnë në rastin më të mirë sa një rrogë minimale e sa një pension mesatar?
Kur spitalet tanë janë çudibërës, pse vetëm 2 muajt e fundit janë nisur nga Shqipëria të paktën 80 chartera drejt Turqisë? Pse vet mjekë që shërbejnë në spitalet tona zgjedhin të kurohen në Turqi? Pse figura të rëndësishme të jetës publike zgjedhin të kurohen jashtë?
Jo më larg se dje kur KM na bënte për të qeshur ndërsa na krahasonte me Italinë, Imzot George Frendo u nis për tu kuruar në Itali e Kryepeshkopi Anastas Janullatos për në Greqi.
Sigurisht që KM nuk do përgjigjet për asnjërën prej këtyre pyetjeve, në rastin më të mirë do bullizojë ndonjë gazetar ose do përgojojë ndonjë doktor. Edhe këto do i bëj po i doli koha të shkëputetet pak nga PPP-të e koncesionet. Fundja halli i tij është si të vazhdojë vjedhjen, jo si të kujdeset për jetët e shqiptarëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb