Partizani triumfoi 3-1 ndaj Dinamos, në aktin e radhës të Abissnet Superiore. Të kuqtë bënë një ndeshje shumë të mirë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.

Për Gol Pas Goli u ndal menjëherë pas sfidës Dritan Mehmeti. Trajneri i Partizanit preku tema të ndryshme, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ndeshja- Ishin dy momente kyç të ndeshjes, pak para që të merrte kartonin e kuq Massanga, ishte një situatë që Skuka mund ta kishte zgjidhur më mirë. Ndeshjet janë të ngjeshura. Ky është futbolli. Më vjen keq sepse Matondo është lojtar shumë i mirë. Jam i pakënaqur nga vendimi i arbitrit. Mori një karton të verdhë në minutën e pestë, por më vjen keq se kam humbur një lojtar të rëndësishëm. Nuk merret karton i verdhë, kur nuk ke bërë faull. I falënderoj lojtarët sepse kanë treguar burrëri. Çfarë është e vërtetë, është e vërtetë.

Junior  dhe Cara- Duhet të kuptojmë që Junior ka qenë gjithmonë prezent. Vrapon shumë dhe krijon hapësira. Edhe pas e ndihmon shumë ekipin. Është shumë i rëndësishëm për ne. Cara ta kuptojë që duhet të bëjë të tilla ndeshje. Duhet të kërkojë më shumë nga vetja sepse është lojtar i ri dhe të luajë në dy fazat. Vrapoi dhe erdhi në ndihmë të mbrojtjes.

E ardhmja- Unë jam gjatë gjithë kohës i përqëndruar te puna. Për aq sa po bëj për Partizanin, kam dhënë gjithçka. E mora në një situatë të vështirë dhe nuk mendohej se skuadra do të shkonte drejt luftës për Europën. Jam krenar dhe kemi rikuperuar gjithçka. Mos të harroj që është meritë e stafit dhe lojtarëve. Por, nuk kemi mbaruar akoma.

Sa i përket zërave për Brdariç, s’e kam problem fare. E rëndësishme është të bëjë mirë për Partizanin. Dua të them që trajnerët e huaj e bëjnë diferencën te rrogat. Duhet të kemi më shumë besim te trajnerët shqiptarë. Duhet të kemi parasysh që profesioni i trajnerit, është profesioni i dytë me stresin më të madh pas pilotit të avionit.

Gjithë meritën ia vë çunave dhe stafit. Duke nisur nga magazinerët e të gjithë, jemi pjesë e saj. Do të më vinte mirë që të arrinim objektivin për ta çuar në Europë.

Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin.  E rëndësishme është të arrijmë objektivin dhe Partizani të ecë përpara. E kam mik Gaz Demin, por e ndaj nga fusha. Profesioni i trajnerit është gjithmonë me valixhe në dorë. I kam thënë që president nëse ecën keq, s’dua të bëhem armik me ty për futbollin” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb