Partizanit i mjaftoi një gol i Rrapajt për të fituar 0-1 në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Pas sfidës për Gol pas Goli, trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti u shpreh i lumtur për rezultatin, lojën dhe 3 pikët.

 

“Europa – Sot skuadra tregoi forcë karakteri. Sot ishte e ndeshje e rëndësishme. Të rëndësishme ishin dhe pikët. Duhet ta kishim mbyllur më shpejtë ndeshjen. ishte një lojë me ritëm dhe e merituam fitoren. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

 

Skuka? – Po ta shikonit, Skuka shpenzoi shumë energji. Mbas goli ishte i shkëputur nga reparti i linjës së dytë.E pash mënyrën si doli dhe e kuptoj. Është djalë me sedër. Kishte 2-3 mundësi të finalizonte. Ai ndoshta nuk e kupton pse një trajner bën një zëvendësim. Ai duhet ta kuptojë që është shumë i vlefshëm për Partizanin. Por duhet të ndihmojë dhe veten që të kuptojë që mund të shkojë më lartë se Partizani” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb