Më datë 27-29 Nëntor 2022, në Gjenevë të Zvicrës, u zhvillua takimi i 17 i Bordit Drejtues të Fondit Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit “GSERF”.

Për herë të parë, Shqipëria është anëtare e Bordit Drejtues të GSERF e cila mbështetet nga 19 qeveri si SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Angli, Bashkimi Europian, France, Gjermani, Hollande, Katari etj, organizata ndërkombëtare, fondacione, korporata dhe individë. Në këtë organizatë Shqipëria përfaqësohet nga Drejtori i CVE njëkohësisht dhe Koordinatori Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ektremizmit të Dhunshëm “P/CVE” Z. Denion Meidani.

Në konferencën ndërkombëtare e cila u mbajt në qytetin e Nju Jorkut, në Shtator 2022, 18 vende njoftuan zotimet e tyre me donacione të ndryshme në shumën prej 66 milionë dollarësh për periudhën 2022 deri në 2024, për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm përmes mjeteve paqësore. Ky financim do të kanalizohet përmes GCERF. Në këtë konferencë, për herë të pare, GCERF u bën thirrje donatorëve për të bërë angazhime shumëvjeçare, për të zgjeruar aktivitetet e saj dhe për të siguruar një parashikueshmëri më të madhe për mbështetjen e projektit në luftën e përbashkët globale kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

Në vijim të kësaj konference, qeveria Shqiptare, ndërmori zotimin për një kontribut simbolik në shumën prej 60 mijë euro si donacion në kuadër të kësaj lufte dhe kërcënimi të përbashkët global.

Ky kontribut nga ana e Shqipërisë, është i vogël në shifra në krahasim me mbështetjen e vazhdueshme që GSERF i ka dhënë vëndit tonë dhe rajonit, por simbolik dhe me vlerë si një shenjë mirënjohje për mbështetjen e marrë dhe një zotim i përpjekjeve të vazhdueshme që qeveria Shqiptare ka bërë dhe vazhdon të bëjë për rendin dhe sigurinë globale. Ky akt simbolik u konsiderua nga GCERF si një shtysë dhe stimul për donatorët dhe vendet e tjera për kontribut të shtuar e bashkëpunime të ardhshme në këtë fushë. Ministri z. Çuçi dhe i gjithë ekipi i Ministrisë së Brendshme kanë treguar qartë angazhimin për të parandaluar dhe/ose luftuar ekstremizmin e dhunshëm duke e pozicionuar vendin në rradhët e shembujve të suksesit.

Ky kontribut i qeverisë shqiptare u prezantua pranë Bordit Drejtues të GSERF me anën e një letre të Ministrit të Brëndshëm e cila u lexua dhe prezantua tek drejtuesit e kësaj organizate nga anëtari i bordit dhe përfaqësues i Shqipërisë, Z. Denion Meidani.

“Në emër të Qeverisë Shqiptare dëshiroj t’ju përcjell mirënjohjen më të sinqertë të Ministrit tonë të Brendshëm, siç tregohet edhe në këtë letër falënderimi që paraqes sot. Ju lutem më lejoni të shpreh mirënjohjen tonë ndaj GCERF për mbështetjen e jashtëzakonshme që i është dhënë Shqipërisë dhe veçanërisht Qendrës së Koordinimit për Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Jam krenar të njoftoj këtu se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë i ka dhënë një kontribut financiar Bordit Drejtues të GCERF, si shenjë vlerësimi për kontributin dhe mbështetjen e GCERF. Ju lutemi, konsiderojeni këtë donacion jo vetëm si një shenjë mirënjohjeje, por edhe si një premtim për rëndësinë që i japim vazhdimësisë sonë”, tha Meidani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb