Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura pas një sfidë të tillë, 4-3 në një ndeshje të vlefshme për 1/2 e Champions League, një show që shumë pak veta e imagjinonin, sigurisht që Pep Guardiola ka më shumë se një arsye për të buzëqeshur:

“Do kishim dëshirë të fitonim me një rezultat më të thellë, por 4-3 është një rezultat i mirë. Ata janë Real Madrid, kanë shumë armë përpara në sulm. Do të shkojmë në Madrid për të bërë lojën tonë. Ata do të kenë në favor edhe publikun, por të shohim. Kur një trajner sheh ekipin e tij duke luajtur në këtë mënyrë ka pak gjëra për të thënë në lidhje me rezultatin. I dhuruam 3 gola, po është e vërtetë, por ne dhamë gjithçka, luajtëm një ndeshje shumë të bukur, të gjithë u argëtuan edhe pse nuk do ishte keq ta fitonim ndeshjen 8-0, por kjo nuk ndodh”, u shpreh Guardiola duke buzëqeshur. Carlo Ancelotti pas ndeshjes, e sheh gotën gjysmë plot:

Pep
Pep

“Ishte një ndeshje e bukur, të gjithë tifozët e futbollit shijuan një ndeshje spektakolare, me shumë gola, shumë cilësi por dhe shumë gabime. Nëse e shohim gotën gjysmë bosh, e nisëm ndeshjen shumë keq, më pas u rikthyem në lojë, shënuam tre gola dhe e lamë ndeshjen të hapur. Në shtëpinë tonë do të jetë një tjetër ndeshje, publiku do të na shtyjë përpara”, theksoi ndër të tjera Carlo Ancelotti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb