Meksika ka akuzuar markat ndërkombëtare të modës Zara, Anthropologie dhe Patowl për përvetësim kulturor, duke thënë se ata përdorin dizenjime te kopjuara nga grupet indigjene meksikane në modelet e tyre të veshjeve pa ndonjë përfitim për komunitetet raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ministria e Kulturës e Meksikës tha në një deklaratë të Premten se ajo kishte dërguar letra të nënshkruara nga Ministri i Kulturës i Meksikës Alejandra Frausto për të tre kompanitë globale, duke i kërkuar secilës një “shpjegim publik mbi bazën që mund të privatizojë pronën kolektive”.

Ministria e Kulturës tha se Zara, në pronësi të Inditex, shitësi më i madh në botë i veshjeve, përdori një model të veçantë nga komuniteti Indigjen Mixteca të San Juan Colorado në shtetin jugor të Oaxaca.

“Dizajni në fjalë në asnjë mënyrë nuk është huazuar ose ndikuar nga arti i njerëzve Mixtec të Meksikës,” tha Inditex në një deklaratë dërguar agjencisë së lajmeve Reuters.

Anthropologie, në pronësi të URBN, përdori një model të zhvilluar nga komuniteti Indigjen Mixe i Santa Maria Tlahuitoltepec, ndërsa firma e veshjeve Patowl kopjoi një model nga komuniteti indigjen Zapoteco në San Antonino Castillo Velasco, të dy në shtetin e Oaxaca, sipas Ministrisë së Kulturës.

URBN dhe Patowl nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Shkalla në të cilën stilistët e modës kanë përfituar nga përfshirja e modeleve kulturore pa pranuar origjinën e tyre ose kompensimin e drejtë të komuniteteve ka qenë një pikë diskutimi në vitet e fundit. Vendet e zhvilluara tregojnë kujdes të veçantë për të mos lejuar që traditat e tyre të kopjohen nga kompanitë e veshjeve pa përfitime ekonomike për këto komunitete.

Në vitin 2019, qeveria meksikane akuzoi shtëpinë e modës Carolina Herrera për përvetësimin kulturor të modeleve indigjene dhe tekstileve nga Meksika në koleksionin e saj.

Kompania mëmë e Carolina Herrera, Puig, nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

Në vitin 2019, drejtori krijues i Herrera Wes Gordon thuhet se tha se koleksioni i tij ” nderon pasurinë kulturore meksikane”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb