Meksika raportoi të dielën rastin e saj të parë të variantit të coronavirusi që u identifikua së pari në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas CNN, drejtori i përgjithshëm i Epidemiologjisë në Meksikë, Jose Luis Alomia tha se pacienti është një shtetas britanik 56-vjeçar, që udhëtoi nga Amsterdami në Mexico City më 28 dhjetor dhe më pas në qytetin verilindor të Matamoros.

Bëhet e ditur se pacienti me variantin e coronavirusit ishte vendosur të dielën në intubim.

Ky është edhe rasti i parë i konfirmuar i variantit të Mbretërisë së Bashkuar në Meksikë. Zyrtarët shëndetësorë kanë testuar më shumë se 500 raste të dyshuara të variantit, por ky është rasti i parë i verifikuar.

Ndryshe, Meksika ka regjistruar deri më tani 1.5 milion raste nga sëmundja e COVID-19 si dhe 133 mijë viktima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë vendase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: