Meksika me mbi 155 mijë vdekje duke kaluar Indinë renditet në vendin e tretë në mesin e vendeve në botë, ku janë shënuar më shumë vdekje për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas një deklarate në Twitter nga Ministria meksikane e Shëndetësisë, me vdekjen e 1.506 personave në 24 orët e fundit, numri gjithsej i viktimave për shkak të COVID-19 në vend është rritur në 155.145.

Në këtë mënyrë Meksika tejkaloi Indinë e cila ka regjistruar 154.047 viktima deri më tani në pandeminë e COVID-19.

Ndërkohë, me 18.670 raste të reja, numri gjithsej i rasteve në vend shkon në 1.825.519.

Në Meksikë popullsia e të cilës tejkalon 126 milionë, numri i personave të shëruar ka arritur në 1.376.073.

Sipas faqes që internetit “Worldometers” në të cilën përpilohen të dhënat për COVID-19, Meksika renditet “vendi i 13-të në botë ku janë shënuar më shumë raste”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb