MEKSIKË

Të paktën 23 persona kanë vdekur pas një zjarri në një bar në Meksikë. Tetë gra dhe 15 burra kanë vdekur pas zjarrit në barin Caballo Blanco  në Coatzacoalcos të Veracruzit të martën në mbrëmje.

Në ndërkohë, edhe 13 persona të tjerë janë lënduar rëndë. Mediat meksikane kanë raportuar se brenda barit ishin hedhur shumë armë zjarri dhe kokteje molotovi. Menjëherë policia dhe ambulantat kanë shkuar në vend të ngjarjes.

Guvernatori rajonal i Veracruzit, Cuitláhuac García, ka thënë se policia është duke zhvilluar hetime në lidhje me ata që e kryen këtë sulm duke siguruar se ata nuk do të mbeten pa u dënuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb