MEKSIKË– Të afërmit e njerëzve të humbur në Meksikë kanë gjetur të paktën 60 trupa në një varr masiv, njoftuan dje aktivistët.

“Trupat janë gjetur në afërsi të Colinas de Santa Fe, në shtetin lindor të Veracruz-it”, tha një zëdhënëse e grupit aktivist “Colectivo Solecito”, Lucia de los Angeles.

“Specialistët e policisë federale po ndihmojnë në zhvarrosjen e trupave”, shtoi ajo.

Grupi dyshon se personat që rezultojnë të humbur kanë rënë pre e tregtisë së drogës. “Lufta kundër drogës ka çuar në përshkallëzim të dhunës në Veracruz”, ka thënë De los Angeles.

Disa kartele rivale të drogës për vite me radhë kanë qenë në konkurrencë për pushtet, në Veracruz.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: