Një autobus turistësh dhe një rimorkio janë përplasur dje në një rrugë malore në shtetin meksikan të Veracruz.

Autobusi është rrotulluar disa herë dhe ka marrë flakë, duke vrarë të paktën 21 pasagjerë dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Autoritetet lokale pranojnë që të dy mjetet ishin drejtuar në perëndim, kur janë përplasur në një zonë malore të njohur si Cumbres de Maltrata dhe të dyja kanë marrë flakë.

Autobusi është rrotulluar, duke u pozicionuar në një krah dhe duke bllokuar dyert dalëse.

Në të njëjtin vend në prill të 2006 një autobus që transportonte një grup pelegrinësh doli nga autostrada dhe 65 njerëz humbën jetën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb