Autoritetet meksikane raportuan sot për viktimën e parë nga koronavirusi në vend, teksa virusi ka përfshirë pjesën më të madhe të Amerikës Jugore.

Viktima ishte një dyzetë vjeçar, i cili nuk kishte histori udhëtimesh në vende të huaja dhe vdiq si pasojë e Covid-19. Në Twitter zyrtarët federalë të shëndetësisë, shkruan se burri vuante nga diabeti dhe obeziteti.

Sipas mediave lokale mendohet se viktima e ka marrë virusin në një koncert në fillim të marsit në Meksico City të grupit ‘Ghost’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb