Meksika kaloi pragun e 150 000 viktimave nga COVID-19, pasi regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 659 viktima të tjera, sipas shifrave zyrtare.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se kishin regjistruar 8 521 raste të reja duke e çuar bilancin total të kontaminimeve në 1 771 740.

Rreth 60% e kapacitetit të spitaleve në vend janë ezauruar.

Meksika, vendi i katërt më i prekur në botë nga pandemia, regjistroi javën e kaluar një shifër rekord viktimash (1 803) dhe rastesh (22 339) në 24 orë, sipas autoriteteve shëndetësore.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, 67 vjeç, njoftoi se ishte testuar pozitiv me COVID-19, dhe se kishte simptoma të lehta.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb