Nxënësit meksikanë do të fillojnë një vit të ri akademik nga distanca, tha sot ministri i Arsimit, Esteban Moctezuma, duke njoftuar fillimin e mijëra programeve arsimore televizive.

“Nuk është e sigurt që 30 milionë nxënës të vendit të kthehen në klasa më 24 gusht, ndërkohë që infektimet me koronavirus vazhdojnë të rriten”, tha Moctezuma.

“Do të ketë 4 550 programe televizive dhe 640 programe radio në spanjisht dhe 20 gjuhë indigjene”, shtoi ai.

Meksika ka konfirmuar më shumë se 47 000 vdekje nga COVID-19, numri i tretë më i madh në botë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb