MEKSIKE-Një plazh shumë i bardhë, të cilin mund ta arrini vetëm nëpërmjet një tuneli të gjatë 80 metra, që lidh Oqeanin Paqësor.

Në zemër të arkipelagut amerikano-qendror, në ishullin Marieta, Meksikë, gjendet Playa del Amor, një plazh i formuar shekuj më parë, në brendësi të një krateri vullkanik.

Një vend shumë i bukur, që Komisioni kombëtar, për të mbrojtur vendet natyrore të tij, ka vendosur ta hapë për publikun vetëm tre muaj në vit, për të mos e dëmtuar.

Në hapjen e tij, Komisioni ka vendosur disa rregulla: Ishulli mund të frekuentohet maksimumi nga 116 persona në ditë, ekskursionet janë të limituara me maksimumin 30 minuta dhe numri i grupeve nuk duhet t’i kalojë 15 persona.

Ja disa foto të mrekullueshme nga ‘Plazhi i dashurisë’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb