MEKSIKË

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador është zotuar se do të shesë avionin e tij presidencial dhe fitimet do t’i përdorë për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Një lëvizje e tillë vjen pasi Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje për të shmangur tarifat amerikane në shkëmbim që Meksika të bëjë më shumë për të ndaluar emigrantët nga Amerika Qëndrore të shkonë në Shtëtët e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, presidenti i Meksikës u zotua se do të shesë avionin dhe paratë do t’i përdorë për të ndihmuar komunitetet e varfëra. Ai tha se vlera e këtij avioni është 150 milionë dollarë. Megjithatë një premtim të tillë, Lopez Obrador e ka bërë që gjatë fushatës presidenciale në vitin 2018. Ai është shprehur se do të përdorë linja të tjera ajrore.

Sakaq, avioni presidencial është në shitje prej disa muajsh, por Meksika kërkon të shesë edhe 60 avioni të tjerë qeveritarë dhe 70 helikopterë. Avioni presidencialë është blerë në vitin 2016 me një vlerë prej 218 milionë dollarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb