Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador njoftoi se është diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se ka filluar trajtimin mjekësor.

“Me keqardhje ju informoj se jam infektuar me COVID-19. Simptomat janë të lehta dhe tashmë jam në trajtim mjekësor. Si gjithmonë, jam optimist. Do t’ia dalim”, tha Obrador në llogarinë e tij në Twitter.

Të dielën, presidenti i Meksikës ishte i pranishëm në dislokimin e Gardës Kombëtare në shtetin San Luis Potosi, një ngjarje publike ku ai nuk mbante maskë.

Infeksioni i tij vjen 14 ditë pasi zëdhënësi i presidencës, Jesus Ramirez Cuevas, doli pozitiv me virusin.

Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë vlerëson se Meksika ka gjithsej 1 948 355 raste me koronavirus dhe 168 340 vdekje.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb