MEKSIKË- Të paktën 15 efektivë policie janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri. Persona të armatosur i vendosën pritë autokolonës së policisë, që udhëtonte gjatë një autostrade në shtetin meksikan të Jalisco.

Dyshohet se sulmi është kryer nga banda të drogës, pasi zona konsiderohet si shtëpi e kartelit të drogës të njohur si ‘Jalisco New Generation’.

Ky kartel droge është njihet për fuqinë dhe trafikimin e lëndëve narkotike në të gjithë Bregun Paqësor.

Raul Benitez, një ekspert i sigurisë tha se sulmi i armatosur ndaj forcave të policisë ka qenë i planifikuar më përpara.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb