Qeveria meksikane njoftoi sot se do të riforconte sigurinë në kufirin jugor, në pritje të mbërritjes së një karvani tjetër prej rreth 3 000 migrantësh që vijnë kryesisht nga Hondurasi dhe Salvadori.

Rreth 200 agjentë shtesë të Gardë Kombëtare kanë filluar të mbërrijnë në Ciudad Hidalgo, një prej qyteteve kryesore në kufirin jugor të Meksikës.

Komisioneri kombëtar i ngarkuar me migracionin, Francisco Garduño, shkoi në urën ndërkombëtare, Rodolfo Robles, një prej urave kryesore të kalimit drejt Meksikës në këtë qytet.

Nga ana tjetër e kufirit në qytetin e Guatemalës, Tecun Uman, pjesëmarrësit në këtë karvan prisnin mbërritjen e grupeve të tjera të migrantëve për të kaluar më pas në Meksikë dhe më pas për të mbërritur në SHBA.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, ka ofruar 4 000 punonjës për këta migrantë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb