MEKSIKE-Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të shembjes së një ndërtese në ndërtim në qytetin meksikan të Monterry.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Në një komunikatë për shtyp mbrojtja civile ka saktësuar që aksidenti ka ndodhur në zonën Espacio Cumbres të qytetit dhe që forcat zjarrfikëse kanë mundur të nxjerrin gjallë nga rrënojat të paktën 14 persona.

Miguel Perales, zëvendës drejtor operativ i mbrojtjes civile ka shpjeguar që për dhjetë personat e zhdukur nuk është ende e qartë nëse ishin në punë në brendësi të pallatit në momentin e shembjes.

Dëshmitarët okularë kanë thënë që pjesa më e madhe e punëtorëve punonin në tre katet e pallatit dhe që përpara shembjes së strukturës janë dëgjuar disa zhurma.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb