MEKSIKË- Të paktën 43 persona janë vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes forcave të policisë dhe trafikantëve të drogës në shtetin Michoacan.

Përplasja ndodhi në Tanhuato pranë kufirit shtetëror Jalisco, ndërsa mësohet se një nga viktimat është polic dhe pjesa tjetër anëtarë të kartelit.

Jalsico është baza e kartelit të drogës “New Generation”, me të cilët forcat e policisë prej kohësh janë në një luftë të përgjakshme.

Përfaqësuesi i Sigurisë Kombëtare, Monte Alejandro Rubido tha se luftimet kanë zgjatur për rreth 3 orë, duke përdor më shumë se 30 armë.

Anëtarët e bandës së drogës ‘New Generation’ kanë vrarë 20 policë dhe ushtarë që prej muajit mars, ndërsa para pak kohësh u qëlluan për vdekje dy kandidatë për kryetar bashkie.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb