MEKSIKE-Të gjithë nudo mbi biçikletë për të protestuar kundër një trafiku të madh dhe një ajri shumë të rënduar.

Në qytetin e Meksikës është mbajtur World Naked Bike Ride, një manifestim paqësor dhe natyralist, për ti thënë stop ndotjes urbane dhe një mënyre më të kontrolluar te lëvizjes së mjeteve private, në një nga qytetet më të ndotura në botë, për të sensibilizuar opinionin publik.

Në kryeqytetin Meksikan smogu është në nivele kritike dhe qeveria i ka kërkuar popullsisë të limitojë sa më shumë lëvizjen jashtë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: