KANADA-Një grua kanadeze humbi jetën pasi një balenë kërcëu mbi barkën turistike, me të cilën viktima kishte dalë në brigjet e Paqësorit në Meksikë, në pjesën veri-perëndimore të Cabo San Lucas.

Rrethanat e sakta të incidentit janë ende të paqarta. Zjarrfikësit thonë balena mund të ketë kërcyer tepër lart dhe të jetë ulur në barkë, duke hedhur viktimën në ujë.

Por kompania turistike tha se, gruaja u plagos kur kapiteni kishte bërë një kthesë të papritur për të shmangur balenën që kishte dalë në sipërfaqe, duke goditur një anë të varkës.

Jennifer Karren, 35 vjec humbi jetë në Spital, kurse dy persona të tjerë u plagosën rëndë në detin Cortez në Cabo San Lucas. Mediat vendase raportojnë se gruaja 35 vjeç ishte në një anije me 23 persona të tjerë kur ndodhi aksidenti.
Grupi po kthehej nga një shëtitje me anijen ‘Cabo Adventures’ kur balena kërceu dhe hodhi turisten. Kapiteni dhe turistët morën një barkë shpëtimi dhe e tërhoqën trupin nga uji.

Këto foto janë imazhe nga momenti kur gruaja ka pësuar aksidentin e rëndë.

Shëtitjet me varkë dhe aksidentet që mund të shkaktohen nga balenat janë relativisht të rralla. Megjithëse dy vite më parë një anije me vela në SHBA, u mbyt pasi një balenë kërceu mbi të.

Të mërkurën, autoritetet meksikane thanë se më shumë se 2500 balena gri ishin mbledhur në zonë. Kjo përbën një nga numrat më të lartë në dy dekadat e fundit. Balena mund të arrijnë një gjatësi prej gati 15 metrash dhe një peshë 36 ton.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: