Nga: Erjola Jata

TIRANE- Nën moton ‘Kam një ëndërr-makinën e ëndrrave të mia’ Mektrin Motors, inauguroi galerinë më të re, të ekspozimit të automjeteve më të famshme në botë Jaguar, Land Rover.Ky investim strategjik i niveleve Evropiane, i ofron të gjithëve mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të re duke njohur modelet më të fundit në kohë reale me atë që ndodh në arenën ndërkombëtare, e duke përmbushur standardet më bashkëkohore.

Njëkohësisht shërbimet e servisit dhe trajnimi i gjithëkohshëm i stafit, janë prioritet i Mektrin Motors. Prej vitit 2005, drejtuesit e Mektrin Motors, të udhëhequr nga vizioni i Presidentit, Edmond Shahini, kanë punuar shumë fort për të sjellë më të mirën e industrisë së automobilave në tregun vendas.

“Në gjithë këto vite Mektrin Motors është ofruar në tregun vendas si një pikë referimi ku klientët ndihen mirë dhe besojnë ndaj themi me bindje të plotë se kemi arritur qëllimin për të qenë hallk shumë e rëndësishme e zinxhirit të tregtimit automjeteve në Shqipëri. Nisur nga kjo ide ne sot kemi këtë showroom një investim që përmbledh dizanjin pasionin dhe shpejtësinë, teknologjinë dhe fjalën e fundit të automobileve. Kjo është shtëpia më e re e këtyre brendeve me logon e Mektrin Motors”- tha presidenti Edmond Shahini.

“Jam i kenaqur i nderuar dhe krenar që gjendem në shtëpinë e re të Jaguar dhe Land Rover. Z.Shahini kishte vërtet një pasion dhe dashuri të madhe për këto marka që janë në fakt më të mirat në europë dhe në botë. Me anën ë këtij investimi që ai ka treguar përkushtimin e tij përsa i përket markave Jaguar dhe Land Rover ndaj dhe unë jam shumë krenar që gjendem sot këtu me të”- tha Marco Santucci, menaxher i pergjithshem i ‘Jaguar’ e ‘Land Rover’.

Inaugurimi i këtij showroom-i është plotësimi i ëndrrës ku shkrihen pasioni, teknologjia, luksi dhe avantgarda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: