SHBA – LeBron James fut në “sherr” Donald dhe Melania Trump. Zonja e Parë e Amerikës ka dalë në mbrojtje të basketbollistit, i cili pati një “përplasje” me presidentin Trump.

Depati nisi pas një interviste që basketbollisti kishte dhënën për CNN ku thoshte se presidenti Trump është përçarës dhe nxit racizmin. Në të ai tregonte për policinë amerikane dhe dhunën që ushtron ajo mbi njerëzit me ngjyrë.

“Sporti nuk është dicka që ndan njerëzit, por i bashkon ata. Dhe presidenti po na ndan”- kishte thënë LeBron. Pas këtyre fjalëve presidenti amerikan reagoi me një postim në Twitter duke iu drejtuar basketbollistit me fjalë ofenduese.

Trump hodhi dyshime mbi “zgjuarsinë” e James, teksa tha se deklarata e tij nuk e bënte yllin e NBA-së të dukej “i zgjuar”. Kështu mëngjesin e sotëm reagoi dhe Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump.

“Lebron po bën shumë të mira në komunitetin e tij dhe mbështet gjeneratat e ardhshme dhe Zonja e Parë e inkurajon atë”- ka thënë zëdhënësja e Melania Trump.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: