Një imazh i Zonjës së Parë të Amerikës Melania Trump, është vendosur në një poster në Zagreb të Kroacisë. Imazhi i saj është përdorur për të promovuar një shkollë lokale duke ofruar mësime në gjuhën angleze.

Shkolla kroate lançoi posterin ku është imazhi i Zonjës së Parë Melania Trump me slloganin: “Vetëm imagjinoni se sa larg mund të shkoni me pak anglisht”.

Fushata nisi nga Instituti Amerikan, një qendër për promovimin e kulturës amerikane në kryeqytetin kroat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: