Melania Trump ka mbërritur në Kajro, në vizitën e fundit të turneut të saj afrikan, udhëtimi i parë jashtë vendit pa bashkëshortin Donald Trump.

Lajmin e bëjnë të ditur burime aeroportuale. Zonja e parë është pritur në sallën Vip nga bashkëshortja e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al Sisi.

Një kortezh me shumë makina ka shoqëruar Zonjën Trump në një seri takimesh në shkolla, spitale dhe vende turistike, në kuadër të iniciativës së saj për mirëqënien e fëmijëve “Be Best”, një iniciativë në bashkëpunim me agjencinë amerikane të zhvillimit ndërkombëtar Usaid.

Prej të martës Melania Trump ka vizituar Ganën, Malawi dhe Kenya.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb