TIRANE

Nuk janë të rralla rastet kur Melania Trump e ka vendosur në siklet bashkëshortin publikisht. Videot ku ajo nuk pranon t’i japë dorën apo i shmanget puthjes së presidentit Trump janë të shumta.

Mirëpo, një tjetër video e sikletshme e çiftit presidencial po bën xhiron e rrjetit. Gjatë një shfaqjeje publike në Washington, çifti ndaloi për të bërë foto. Ajo që ra në sy ishte fytyra e vrenjtur e Zonjës së Parë.

Teksa Trump mundohej të dukej i qeshur, Melania kishte një pamje të akullt në fytyrë. Në një moment ai i kërkoi bashkëshortes të buzëqeshë, ndërsa ajo vendos pak buzën në gaz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb