Melinda Gates thuhet se është në lidhje me ish-korrespondentin e Fox News, Jon Du Pre. Kjo është romanca e saj e parë që nga ndarja nga ish-bashkëshorti Bill Gates.

Lajmin e dha TMZ, por nuk specifikoi se sa kohë ka romanca që ka filluar. Të dy janë fotografuar së bashku në evente publike që nga muaji prill. Burime pranë çiftit thonë se Melinda dhe Du Pre kanë të paktën disa muaj që janë në lidhje. Ata u panë në një lojë NBA së bashku në prill dhe thuhet se rezervuan një bllok të madh hoteli në Newport Beach për një mbledhje familjare jo shumë kohë më parë. Du Pre është 63 vjeç dhe ka punuar si specialist komunikimi, producent transmetimi etj. Ai është autori i një libri kujtimesh familjare të quajtur “The Prodigal Father: A True Story of Tragedy, Survival, and Reconciliation in an American Family”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Deri më tani, Melinda dhe Du Pre nuk kanë komentuar publikisht për thashethemet për romancën e tyre. Melinda ka qenë e martuar me themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates, nga viti 1994 deri në vitin 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb