Pas një muaji e gjysmë Melissa Satta kthehet në Milano. Showgirli italian ishte nisur me djalin Maddox në fund të shkurtit për të kaluar pushimet e karnevaleve në Turqi me bashkëshortin Kevin Prince Boateng, që luan me Beshiktashin. Më pas emergjenca e koronavirusit dhe mbyllja e fluturimeve me Italinë. Tani familja e ish velinës ka arritur të hyjë në Itali dhe bën shaka e qetë në karantinën e saj milaneze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Futbollisti relaksohet në verandë dhe rregullon lulet në vazo. Melissa drejton punët duke urdhëruar ‘kopshtarin’ t’i sistemojë mirë lulet. Ajo duket e qetë, pasi ardhjes në Itali. Ishte nisur drejt Turqisë me një valixhe të vogël, që i duhej vetëm për pak ditë, por është bllokuar në Stamboll.

Në ditët e para ajo ka bërë rolin e turistes në qytet, më pas lockdown u vendos edhe në Turqi dhe është mbyllur së bashku me bashkëshortin dhe djalin në shtëpi.

Vogëlushi merrte leksione kërcimi, Boateng i është nënshtruar edhe tamponit. Ish velina italiane zbavitet duke bërë stërvitje dhe selfie.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb