Trajneri i Partizanit Ilir Daja u ndal të fliste rreth situatës së krijuar në kampin e kuq rreth ecurisë në fazën e parë dhe kontradiktat me disa lojtarë kryesorë Jasir Asanin dhe Ulliam Melon, teksa ky i fundit ka shprehur hapur pakënaqësinë hapur për t’u larguar nga 16-herë kampionët e Shqipërisë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Sport News” në “News24”, tekniku kryeqytetas konfirmoi për gazetaren Enxhi Biba se nuk do të jetë nesër në pankinë kundër Kastriotit për të pritur përgjigjen e analizave të tjera nëse është infektuar apo jo me ‘COVID’. Daja theksoi se nëse KAS-i vendos të zhbllokojë merkaton e Partizanit, klubi do të sjellë futbollistë gjatë merkatos së janarit.

Daja bëri me dije se disa prej lojtarëve si Melo dhe Asani nuk janë aktivizuar rregullisht për shkak të kondicionit jo të mirë fizik dhe stresit psikologjik.
“A do ta drejtojë skuadrën nesër me Kastriotin – Patjetër, që në momentin që kam patur një temperaturë të lehtë dhe gjendje virale, jam izoluar në shtëpi, edhe pse mund të mund të shkoja në seancat stërvitore. Për hir të sigurisë prej kësaj situatë, më kanë kërkuar të izolohem. Nuk kam bërë tampon, por një test të shpejtë, që kam rezultuar negativ. Por pres dhe testet e tjera të ekzaminuara për të mësuar se kur do të kthehem. Nuk do të jem në pankinë, deri në përgjigje të dytë.

Sezoni – Nëse do ta vija në raport me një pjesë tjetër, kjo që ju konstatuat është një statistikë e vërtetë. Në 7 ndeshje të 9 javëve, s’kemi pësuar gol. Megjithëse, kemi mangësi për të shkuar te goli dhe fitorja, kemi paturn një balancë të pësimit të golave, jemi një nga ekipet që kemi pësuar më pak. Edhe pse kemi 4 mbrojtësa, ekipi ka sakrifikuar nga sulmi e mesfusha në fazën mbrojtëse. Një mungesë e mbrojtësve do ta na bënte të ndryshonim pozicionin natyral të disa futbollistëve. Një sulmues dhe mesfushor është sakrifikuar për mbrojtësin.
Hasani Melo

Melo dhe Asani – Nuk është e vërtetë, ju thatë për disa lojtarë. Në momentin e parë që kemi marrë vesh bllokimin e merkatos, kam thënë të sakrifikojmë të gjithë. Ekipi nuk do sakrifikojë për asnjë lojtar që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ose nga kondicioni fizik, sepse lojtarët mund të pësojnë trauma, që mund t’i mbajn larg fushës për një kohë të gjatë. Në momentin që lojtarët nuk kanë gjendjen e duhur fizike, aq më tepër e shoqëruar nga gjendje jo e mirë psikologjike sepse situata e stimulon, atëherë ne kemi menduar që nuk mund t’i hedhim në fushë disa lojtarë deri në momentin që ata ta kenë këtë mundësi për t’u shprehur dhe për t’u ruajtur prej dëmtimeve të gjata. Kjo ka qenë arsyeja.

Gjyqi në KAS – Do të vëmë piketat për të ndërhyrë. Nuk kemi nevojë për shumë lojtarë, sepse ka lotjarë që kanë kontribuar te Partizani. Kanë CV të mirë. Për të përballuar një kampionat me 3 faza, i kemi vënë pikat mbi i, në janar të jemi të kujdesshëm në merkato, sepse s’mund të bëjmë shumë zgjedhje”, u shpreh Daja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: