Për shërbetin 
350 ml ujë
350 gr sheqer
1 portokall
1 shkop kanellë
100 gr mjaltë 

Për biskotat 
100 gr sheqer
150 ml vaj luledielli
100 ml vaj ulliri
150 ml lëng portokalli
Lëkura e një portokalli
500 gr miell
150 gr miell semola
2 lugë pluhur pjekës
Pak arrë moskat
1 lugë çaji kanellë

Për spërkatje:
Mjaltë
Arra 
Çokollatë fondente 
2-3 lugë pana

Vendosim të ziejë ujin me sheqerin, portokallin e ndarë në mes dhe kanellën. Pasi të ziejnë do heqim portokallin dhe do të shtojmë mjaltin. 

Në një tas të thellë rrahim sheqerin me dy llojet e vajit deri sa të shkrijë. Shtojmë lëngun e portokallit si dhe lëkurën e grirë. Shtojmë miellin, pluhur pjekës dhe miellin semola. E punojmë pak me duar brumin. Nëse e punojmë shumë, biskotat nuk do të bëhen të shkrifëta. Formojmë biskotat dhe i vendosim në tavë me largësi sepse do të fryhen. I pjekim në 160 gradë ajër. Sapo i nxjerrim nga furra, i kalojmë në shërbet për 1 minutë dhe i vendosim në pjatë. I spërkasim me mjaltë dhe arra. 
Sipas dëshirës mund t’i kalojmë në çokollatë të shkrirë në banjomari me 2-3 lugë pana. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb